Author: Genre:
Rating

Revista “Zani i Naltë” është revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Botimi i saj ka zgjatur nga viti 1923, deri më 1939.

Krahas risjelljes në jetë të revistës “Zani i Naltë”, si një revistë shkencore, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas një pune të gjatë kërkimi të burimeve të më se 150 numrave origjinalë të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939) me rreth 5.000 faqe botim, ka arritur të bëjë të mundur skanimin e plotë të kolanës 16 vjeçare. Ajo do të botohet e plotë në 10 vëllime.

Ky botim vjen si faksimile e origjinalit, prandaj vende-vende mund të ketë pjesë të zbehta, sepse materiali nuk është rishkruar, por për t’i ruajtur origjinalitetin është botuar në variantin e skanuar me gjuhën origjinale të atyre viteve. Po kështu është hartuar edhe përmbajtja, e ndarë sipas numrave të revistës me gjuhën origjinale. E njëjta gjë është bërë edhe me numrin e faqeve, të cilat janë të gjitha sipas origjinalit, ku revista pasardhëse ka vazhduar numrin rendor të revistës paraardhëse, e kështu në bazë të saj është ndarë edhe kolana në 10 vëllime.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.