Author: Osman Nuri Topbash Genre:
Rating

Pasi mëse njëqind e njëzet e katër mijë profetë dhe rrjedhat e panumërta të shfaqjeve hyjnore tek ta, të ardhur në gjendje ngopjeje maksimale si të ishin re të begata prilli, janë zbrazur detyrimisht në dheun-zemër të njerëzimit dhe vargu i profetëve si tufë shkëndijash orientimi të begatë është bërë, në personin e çdo profeti, pothuaj si para-lajmërim i gëzuar pranveror i shfaqjes së Hz. Muhammed Mustafait (s.a.s.) të dërguar si mëshirë për botët… Kështu, Periudha e Mekës e atij dielli të amshuar i cili e nderoi botën si drita e amshuar e të gjithë profetëve dhe e njerëzimit, kaloi me veprimtarinë për t’i pastruar zemrat e fëlliqura nga politeizmi, me anë të bindjes së lartë në kuadrin e besimit monoteist islam mbi Allahun si Zoti i vetëm i gjithësisë, për t’i bleruar degët e thara nga mohimi dhe herezia, me anë të burimeve të besimit dhe të vërtetës, si dhe për ta “pjekur” frutin njerëzor si aguridhe si pasojë e egoizmit, padrejtësisë dhe dhunës, me anë të vlerave shpirtërore dhe Dritës Muhammediane. Edukimi i jashtëm dhe ndikimi i brendshëm i Profetit u bë një eliksir i tillë për zemrat, që një shoqëri njerëzore primitive më parë gjysmë të egër dhe, në shumicë, të panjohur, madje, me vlerat njerëzore, ta ngrejë në gradën e njohur si “sahabe”, me cilësi të papërfytyrueshme dhe ende të vështruar me zili nga historia e njerëzimit, duke i sjellë ata në gjendjen e “njerëzve kulmorë në virtyt” në historinë botërore! Prandaj, edhe rruga vetme e shpëtimit për këtë kohë të fundit e cila po përjeton një periudhë “paganizmi modern” për sa i përket cilësive njerëzore si drejtësia, mëshira, dashuria dhe besimi, është mundësia për të përfituar nga të fshehtat e larta të shfaqura në Dritën Muhammediane të diellit të amshueshmërisë…

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.