Author: Genre:
Rating

Në këtë botim special, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hartuar një enciklopedi të përbërë prej 100 personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame, të cilët kryesisht janë dijetarë dhe prijës fetarë, por nuk mungojnë edhe myderrizë, profesorë katedrash universitare, udhëheqës politikë, deputetë, senatorë, ministra, mjekë, kryetarë parlamenti, kryetarë bashkish, liderë dhe udhëheqës të lartë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, në trojet tona dhe diasporë. E përbashkëta e këtyre është se ishin të brumosur me besimin e lartë islam dhe me dashurinë për atdheun dhe shërbimin ndaj vendit dhe popullit shqiptar, por jo vetëm.

Shumica e këtyre figurave të ndritura janë shkolluar dhe diplomuar në universitetet e shquara të botës islame të asaj kohe, si në Stamboll, Kajro, e vende të tjera dhe në mjaft raste, disa prej tyre për shumë kohë kanë qenë pjesë e stafit akademik të atyre katedrave, që dikur kishin qenë vetë studentë.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.